14:40 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Alban Veseli bëhet ‘vreshtar’, transferohet te Rahoveci

Një nga basketbollistët më të mirë në vend është Alban Veseli.

Ai ka filluar një kapitull të ri në karrierë pasi që është transferuar te KB Rahoveci.

Veseli që edicionin e kaluar veshi fanellën e Golden Eagle Yllit, është përforcimi i 5-të i Rahovecit në këtë afat kalimtar.

‘Vreshtarët’ këtë vit janë mobilizuar që të garojnë për kreun e tabelës në Superligë. /Indeksonline/