12:40 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

“Albcontrol”-i dhe ASHNA-ja nëshkruajnë letërmarrëveshjeje për hapjen e korridorit ajror Shqipëri – Kosovë

“Albcontrol”-i dhe Agjencia e Shërbimeve të Navigimit Ajror e Kosovës, kanë nënëshkruar sot një letërmarrëveshjeje për koordinimin e trafikut ajror midis Tiranës dhe Prishtinës.

Marrëveshja është lidhur në kuadër të projektit: “Mbledhja për normalizimin e aviacionit të Ballkanit” (BANM), të udhëhequr nga NATO-ja.

Ky është një hap i rëndësishëm për normalizimin e hapësirës ajrore të Kosovës sepse korridori i ri ajror do t’i shkurtojë për rreth 15 minuta fluturimet në ANP “Adem Jashari” dhe, si rrjedhojë, do t’i rrisë përfitimet e udhëtarëve, do t’i ulë kostot operacionale të kompanive ajrore dhe emitimet e karbonit drejt një aviacioni më të gjelbër.

Me këtë rast, ASHNA-ja falënderon të gjithë partnerët, e në veçanti autoritetet e NATO-s dhe KFOR-it, që kanë lehtësuar këtë arritje dhe vazhdojnë ta përkrahin zhvillimin e aviacionit civil në Kosovë.