22:21 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Albena Reshitaj e Bedri Hamza vizituan fëmijët e SOS Fshatit në prag të Vitit të Ri

Ministri I Financave Zt.Bedri Hamza dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj sot kanë vizituar SOS Fshatin e Fëmijëve në kryeqytet për nder të festave të fundvitit.

Ministri Hamza shpërndau libra për fëmijët, ku kaloi edhe kohë me ta, ndërsa atij iu nda edhe mirënjohje n ga SOS Fshatrat e Fëmijëve për mbështetjen e tij për fëmijët e SOS Fshatit.


Në anën tjetër ministrja Reshitaj bashkë me këshilltarët e saj, organizoi një shfaqje me temën e ruajtjes së mjedisit me artistët e Teatrit Dododa. Ajo u sigurua gjithashtu që fëmijët të fitojnë dhurata nga Babadimri./Indeksonline/