75 Mall Live Search
12:18 / E Enjte, 04 Qershor 2026 / F.R

Albena Reshitaj: Nuk e kam kushtëzuar kurrë votën time dhe nuk do ta bëj

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Albena Reshitaj, ka deklaruar se besimi i qytetarëve mbetet vlera më e rëndësishme në angazhimin e saj politik.

Ajo është shprehur se gjatë veprimtarisë së saj ka pasur mundësi të kushtëzojë votën në raste të ndryshme, por nuk e ka bërë asnjëherë dhe nuk do ta bëjë as në të ardhmen.

“Kam mundur edhe të kushtëzoja votën time në plot raste, por nuk e kam bërë dhe nuk do ta bëja kurrë. Për mua, besimi i qytetarit si përfaqësuese e popullit është mbi çdo politikë”, ka thënë Reshitaj.

Kujtojmë se në zgjedhjet e qeshorit, Albena Reshitaj kandidon me numrin 7,/IndeksOnline/