15:03 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Albëria merr urim të veçantë për ditëlindje nga vajza e saj Anxhelina

Sot feston ditëlindjen këngëtarja e njohur shqiptare Albërie Hadergjonaj, duke mbushur 44 vite, shkruan Indeksonline.

Ajo ka pranuar urime të ndryshme nga kolegë, miq e familjarë.

Vajza e saj Anxhelina Ramosaj e cila gjithashtu është një këngëtare e talentuar, është kujdesur që të jetë ndër personat e parë që e ka uruar nënën e saj.

Me këto fjalë të bukura të shoqëruara me fotografi bashkë me Albërien ajo ka shkruar:
“Gëzuar ditëlindjen për shoqen time më të mirë, për gruan më të mrekullueshme që njoh, nëna ime e bukur! Fjalët nuk mund të tregojnë se sa të dua! Ju jeni forca dhe dobësia ime! Heroina e jetës sime dhe frymëzimi im! Paq ditëlindjen më të mirë ndonjëherë! Më mungon aq shumë dhe nuk mund të pres që të të shoh!”. /Indeksonline/