Albin Berisha bën hapin e madh në karrierë, prezantohet te skuadra e njohur gjermane
Albin Berisha e ka braktisur pas vetëm 6 muajsh kampionatin rumun. Ish-sulmuesi i Ballkanit është prezantuar sot te Hansa Rostok në Gjermani.
”Në moshën 23-vjeçare ai tashmë e ka dëshmuar veten në një nivel të lartë ndërkombëtar dhe ka mundur të fitojë shumë përvojë.
Tashmë kemi disa javë që po punojmë për këtë transferim, kështu që jemi edhe më të kënaqur që qëndruam të duruar dhe arritëm ta përfundojmë këtë transferim pas një pune intensive” ka thënë drejtori i Hansas, Amir Shapourzadeh. Nga ky transferim do të përfitoi në përqindje edhe skuadra e Ballkanit./Indeksonline/