23:47 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Albin Kurti: Bartës i listës jam unë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një lidhje direkte në Facebook ka shpalosur programin qeverisës dhe listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e parakoshme që do të mbahen më 14 shkurt, shkruan IndeksOnline.

Gjersa ka treguar disa nga planet të cilat ka paraparë të zhvillojnë nëse dalin fitues të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kurti ka prezantuar veten si bartës të listës së Vetëvendosjes.

”Bartës i listës jam unë. Numër 2.Vjosa Osmani, ligjëruese në fushën e Drejtësisë, ushtruse e detyrës së Presidentes dhe Presidente e ardhshme e Republikës së Kosovës.Numër 3. Glauk Konjufca, aktivist i Lëvizjes, studiues i Filozofisë, ish-Ministër i Jashtëm dhe Diasporës, deputet i Republikës së Kosovës”, tha ai. /IndeksOnline/

Mos i humb