21:03 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Albin Kurti fotografohet me policët e Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti si rrallë herë është parë të shoqërohet me pjesëtarë të forcave të Policisë së Kosovës. Madje ai ka shfrytëzuar rastin që të fotografohet me ta.

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi që nuk dihet nëse është realizuar sot, ku shihet i pari i VV-së në mes dy policëve, e ku të tre shihen tejet të relaksuar, shkruan Indeksonline.

Ndryshe Policia e Kosovës gjithnjë përkujdeset për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, e ky gjest vije si shenjë falënderimi edhe nga Kurti./Indeksonline/