09:49 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Kurti, i drejtohet popullit me një videomesazh

Me rastin e dërgimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video në faqen e tij zyrtare Facebook ku thotë:

Propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, si subjekt fitues nga zgjedhjet e 6 tetorit, kemi dashur ta dërgojmë te Presidenti, pas një marrëveshjeje me LDK-në. Në mbledhjen konstituive me Kuvendin, më 26 dhjetor, shkova pa pasur një marrëveshje, edhe te Presidenti me 6 janar, shkova pa marrëveshje paraprake, dhe, tani dy javë pas atij takimi katër minutësh, ende nuk kemi marrëveshje për qeverinë e re.

Të dashur qytetarë, ne sot po e dërgojmë propozimin tonë me shkresë te Presidenti..

Ndiqeni video mesazhin e plotë të liderit të VV-së: