Albin Kurti iu bën thirrje grave e vajzave që të dalin në protestën e VV-së
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shpërndarë një mesazh në Facebook duke iu bërë thirrje grave e vajzave që të bashkohen në protestën e organizuar nga VV më 29 shtator (e shtunë).
“Gratë kanë dhënë shumë për vendin tonë, e pak janë përmendur. Pak këngë ka për to, pak monumente, pak emra rrugësh”, disa nga fjalët e Kurtit në mesazhin e tij të shpërndarë në Facebook.
Lideri i VV-së ka theksuar se ëshë koha që ato të japin kontributin e tyre për ruajtjen e shtetësisë dhe pavarësisë.
Më poshtë keni video-mesazhin e plotë të Kurtit:
/Indeksonline/