13:07 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Albin Kurti krerët e shtetit i quan gënjeshtare mashtrues, thotë se janë zullmuqar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtika folur për zhvillimet e fundit në vend.

Sipas tij, Kosova vazhdon t’i ketë institucionet e dobëta.

Kurti konsideron se më shumë se gjysma eprojektligjeve që vijnë në Kuvendin e Kosovës janë plotësim e ndryshim i atyre paraprake, transmeton Indeksonline.

“Si bëhet që Kosova ka kaq shume korrupsion dhe ministrat e drejtësisë nuk u shkarkuan apo dorheqën asnjëherë. Ne Kosovë kemi ministër te drejtësisë por nuk kemi drejtësi, kemi ministër te integrimit evropiane por nuk kemi integrime evropiane. Para një dekade presidenti i sotëm, aso kohe kryeministër pati premtuar liberalizim te vizave për 15 muaj, e para 18 muajve, kryeministri i sotëm pate premtuar liberalizim te vizave për tre muaj”, ka theksuar ai gjatë konferencës.

Ai thotë se Kosova ka shumë korrupsion, dhe ministrat nuk pranojnë asnjëherë të japin dorëheqje.

“ Para nje dekade presidenti i sotëm, aso kohe kryeministër pati premtuar liberalizim te vizave për 15 muaj, e para 18 muajve,kryeministri i sotëm pate premtuar liberalizim të vizave për tre muaj. Haradinaje Veseli si dhe ministrat Aberald Tahiri e Dhurata Hoxha premtuan per liberalizim te vizave ketë vit. Qe te gjithë këta me ne krye Thaçin janë gënjeshtar e mashtrues. Asnjëri prej tyre nuk jep dorëheqje. Kur nuk janë tinëzar janë zullumqar.”, ka vlerësuar tutje Kurti.

Lideri i LVV, ka folur në veçanti për çështjene liberalizimit të vizave.“Në maj të vitit 2016, Komisioni Evropian rekomando iliberalizimin e vizave për Kosovën nën pre supozimin që qeveria do të përmbushte dy kriteret e mbetura, e para Demarkacionin me Malin e Zi dhe progresi në Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Të gjithë atë që menduan se mund të bëjnë pazare me tokë të qytetarëve të Kosovës e të shtetit tonë dhe të fitojnë amnisti për korrupsionin e kapjen e shtetit morën përgjigje të merituar nga BE por të dhimbshëm për qytetarët e Republikës sonë.”, ka shtuar ai. /Indeksonline/