19:53 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Albin Kurti më në fund kujtohet për përfaqësuesen e Kosovës

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, më në fund është kujtuar të urojë lojëtarët e përfaqësueses së Kosovës.

Me këtë, Kurti po tregon për herë të parë përkrahje ndaj kombëtarës kosovare në futboll.

Kurti para disa minutash me një postim në facebook ka uruar kombëtarën e Kosovës, duke e quajtur fitore të merituar.

“Rinia jonë nuk vuan nga mungesa e talentit dhe e aftësive por nga mungesa e përkrahjes dhe e mundësive. Futbolli është dëshmi se ne jemi popull që punojmë po aq sa tjerët dhe se me përkushtimin dhe mbështetjen e duhur nga shteti do të mund të shkëlqenim në secilën fushë e të sfidonim secilin shtet. Urime për fitoren e merituar! Shpresojmë shumë e urojmë me zemër të na gëzojë me fitore edhe kombëtarja në ndeshjen e sontme me Francën”, ka shkruar Albin Kurti./Indeksonline/