18:07 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Albin Kurti merr një vendim për të gjithë ministrat e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë me dije ministrave të kabinetit të tij që marrëveshjet apo projektet, të mos implementohen e publikohen pa miratimin e tij.

Këtë njoftim, Kurti e ka bërë përmes një shkrese zyrtare ndërsa të njejtin mesazh, ua ka dërguar edhe agjencive, departamenteve dhe dikastereve të ministrive, shkruan Gazeta Insajderi.