18:47 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Albin Kurti, thotë se gazin në kuvend e morën nga Policia e Kosovës! (Video)

Mali i Zi dallon shume nga Serbia si vend fqinj, sepse e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ne duam të kemi raporte miqësore me Malin e Zi, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti në një intervistë për Deutche Welle, përcjell Indeksonline.

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi nuk mund të jetë një akt. Na duhet një proces i ri na duhen negociata bilaterale mes Prishtinës dhe Podgoricës.

Ndërkaq i pyetur se a do të ketë më gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, Kurti është përgjigjur se nuk na duhet më gazi sepse tani Vetëvendosja ka dyfishuar numrin e deputetëve.

“Por a e dini ku e kemi marrë këtë gaz, nga policia, e cila ka hedhur gaz kundër neve. Por interesante është që nuk ka pasur asnjë problem për sa kohë policia ka hedhur gaz kundër shtresës së mesme dhe njerëzve të varfër. Problemi është hapur kur kemi hedhur gaz kundër milionerëve”, ka thënë Kurti. /Indeksonline/