Albin Tahiri i 56-ti në sllallom të madh (Foto)
Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.
Skitari ynë doli i 56-ti nga 110 garues. Albini pati kohën 2:37.47 sekonda pas dy lëshimeve. Në lëshimin e parë ishte i 65-ti me kohë 1:19.49 sekonda.
Gara e fundit për Albinin në LOD PyeongChang 2018 do të jetë sllallomi.
Medaljen e artë e fitoi austriaku Marcel Hirscher (2:18.04 sekonda). I dyti ishte Henrik Kristofferssen i Norvegjisë (2:19.31), kurse e bronzta shkoi për francezin Alexis Pintorault (2:19.35)./IndeksOnline/