09:30 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Albin Tahiri përfundoi i 47-ti në sllallom të madh

Skitari nga Kosova, Albin Tahiri ka përfunduar me sukses edhe garën e radhës të mbajtur për Lojërat Olimpike Dimëore Peyongchang 2018.

Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e radhës, LOD PyeongChang 2018, garë kjo e cila ishte në super sllallom të madh.

Skitari që përfaqëson Kosovën zuri vendin e 47-të nga gjithsej 62 garues, kohë kjo e kënaqshme për të.

Koha e tij përfundimit të sllallomit të madh nga Albin Tahiri ishte një minut, 32 sekonda e 74 të qindtat (1:32.74 sekonda). /IndeksOnline/