19:32 / E Martë, 20 Korrik 2021 / AR

Albini s’gaboj me Deklaratën gjashtëpikëshe, por, me idetë e tri gjenocideve serbe!

Prof. Dr. Fadil Maloku

1.Deklarata gjashtëpikëshe, e KM Albin Kurti që fare s’u lexua nga pala serbe në takimin e Brukselit, në fakt ēshtë ai testi i duhur i argumentimit të kursit; paqësor paraprak politik qeveritar, të cili asnjë nga qeveritë tona të pasluftës nuk dijti apo nuk deshi ta marr si argument kompenzimi e kēmbimi kundruall ideve dhe insistimeve serbe, për; ndryshimin e kufijve; Asociacionin; Heqjen e Kosovës nga Preambulla e Kushtetutes serbe. Linçencimi i Gjashtëpikëshit (ideja e mossulmimit; ajo e respektimit të kufijve aktual; s’bashku me; idenë e reciprocitetit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave; pastaj; zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve; bashk me mbështetjen e ndërsjellët në procesin e integrimit evropian; dhe pikën e gjashtë, ku përshkruhen dispozitat përfundimtare, e cila thotë se deklarata duhet nënshkruar në prani dhe dëshmi të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës), lë përshtypje se është paramenduar dhe dizajnuar në atë mënyrë, që përveç autosygjestionit ndaj shijes dhe interesit diplomatik europian, t’i neutralizoj (lexo egërsoj, frenoj po edhe kontestoj skajshmërisht!) edhe ambiciet dhe synimet afatgjata serbe në rajonin e trazuar të Ballkanit, i cili që nga bombardinet e vitit 1999 nuk është më sferë e ndikimit rus por atij perëndimor.

2.Ndërkaq, ideja e “promovimit” të tri gjenocideve historike të ndodhura dhe të ushtruara serbe mbi shqiptarët etnik, nga ana Kurtit, anipse, në dukje të parë lënte përshtypje për ndonjë “produkt” vetanak apo ndoshta edhe ndonjë amputim e ekskluzivitet i “ekspertizave” qeveritare (nëse fare, është arritur të bëhet në ndërkohë ndonjë diagnostifikim e kësaj natyre!), duhet të themi që; pa miratimin kuvendar, pa pëlqimin opozitar; pa konsultën me shoqërinë civile; pa aminin e botës akademike; e sidomos pa përfilljen edhe të interesave të miqëve e sponzorëve të shtetësisë sonë), ishte hap i nxituar, i paparamenduar dhe i paparapeshuar sa duhet, paraprakisht. Themi kështu shkaku se; Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, mund të takohen edhe një milion herë, por, Marrëveshje për siguri, stabilitet dhe paqë të përhershme midis dy kombeve (pa njohje reciproke), s’mund të ketë gjatë mandateve të tyre qeverisëse. Arsyet, janë nga më të ndryshmet. Por, duket që ai tipari më kryesor ka të bëjë me barrikadimet ekstreme (tipike nacionaliste!) e të stilit katakombian fillimisht të palës serbe e tash edhe të palës kosovare.

3.Tani, për ta zgjidhur këtë nyje të ngritur nga pozicionet serbe dhe të pasuara tani edhe nga këto kosovare, por, edhe për ta ndryshuar këtë “kurs” (tipik) nacionalist, edhe neve si Serbisë na duhet një strategji (e daljes) e nivelit kombëtar dhe atij shtetërorë, ku qeveria dhe opozita, shoqëria civile dhe bota akademike, mediet sociale dhe segmentet tjera sociale, do të dinë t’i unifikonin paraprakisht si: mendimet ashtu edhe qëndrimet e veta. Sepse, thjesht kemi të bëjmë me interesa shtetërore e kombëtare. E di që Qeveria, për shkak të kompleksit të superioritetit parlamentar e ka ndoshta pak si vështirë ta pranoj idenë e një konsenzusi të tillë kombëtare. Mirëpo, kundruall dhe përballë një Serbie historikisht antishqiptare, ajo duhet ta di që injorimi i këtij konsenzusi është thikë jo më veç me dy teha… Ngase, gjasat për një Marrëveshje si i thojnë “të madhe e l historike”, me Serbinë janë ende larg… e për të mos thënë tash për tash, edhe një “MissionImpossible”!

Përballë Serbisë Qeveria Kurti II, duhet ta “testoj” konsenzusin përmes; miratimit kuvendar, pëlqimit opozitar; konsultës me shoqërinë civile; aminit të botës akademike; e sidomos përfilljen e interesave të miqëve e sponzorëve të shtetësisë sonë…