75 Mall Live Search
20:45 / E Shtunë, 13 Korrik 2024 / G T

Albion Rrahmani e nis sezonin e ri në Rumani me një asist

Skuadra e Rapid Bucurestit luajti ndeshjen e parë të sezonit të ri në Rumani kundër UTA Arad, e cila u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1.

Protagonist në këtë takim ishte sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, shkruan Indeksonline

Rrahmani bëri një asist në minutën e 23’të te goli i shënuar nga Braun.

Përveç Rrahmanit, te Rapidi luajti edhe futbollisti tjetër kosovar, Florent Hassani.

Kujtojmë që te Rapidi tashmë kanë mbetur vetëm dy lojtarë shqiptarë, pasi Ermal Krasniqi u largua gjatë afatit të transferimeve./Indeksonline/