Albulena Haxhiu: Nexhmi Rudari është kukulla e Agim Veliut

Ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kryetari në detyrë i Podujevës, Nexhmi Rudari është kukulla e ish kryetarit Agim Veliut, shkruan IndeksOnline.
“Nexhmi Rudari është kukulla e Agim Veliut, ai nuk merr përgjegjësi për dështimet e merr kryetari i komunës.
Figurat më të rëndësishme LDK-ja i ka larguar nga partia me veprimet e tyre”, tha ajo.
Ndërsa, Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka thënë se nuk i kanë qit vija të kuqe votuesve të PDK-së.
“Jo unë mendoj se nuk do të ketë fare nevojë që të shkohet te ajo gjë, kur të vjen nevoja do të flasim për atë gjë [ koalicionin me PDK-në]”, tha ai në Kanal10./IndeksOnline/