18:20 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Albulena Haxhiu vetë e lirë, sa shumë pro izolimit

Vazhdon saga e njëjt, Albulena Haxhiu asesi të mendoi për votuesit e saj të izoluar. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje mbajti një fjalim pa ndryshime në idetë e saj ku akuzon kolegët e saj në parlament kinse po shkelin me të dy këmbët betimin e dhënë.

Por, e njëjta po shkelë edhe betimin ndaj votuesve të saj të cilët me votat e tyre e bënë deputete në parlament.

Haxhiu që ka viza lëvizëse në Evropë duket se po harron se miliona kosovarë presin shpresë nga demarkacioni, presin shpresë nga liberalizimi i vizave, presin shpresë se një ditë nuk do të maltretohen me pritjet e gjata e zhgënjyese para ambasadave të huaja./Indeksonline/