Haliti përplaset edhe me Haxhiun e VV-së
Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti që sot po e udhëheq seancën është përplasur edhe deputeten Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje.
Kjo e fundit kërkoi nga Haliti dhe Quni që debatin dhe akuzat për kohën e luftës të shkojnë ta bëjnë nëpër media e jo në Kuvend duke iu thënë se “na keni lodhë”.
Ndaj kësaj që tha Haxhiu reagoi Haliti i cili tha se “Ju na keni lodhë sa herë me gaz ndërsa debati ndërmjet deputetëve duhet të bëhet në Kuvend e jo në media”.