11:02 / E Shtunë, 01 Gusht 2020

Albumi i ri i Beyonce “Black Is King” dedikimi për djalin e saj

Albumi i ri vizual i Beyonce Black Is King po transmeton në Disney + dhe superylli ia dedikoi njërit prej fëmijëve të saj!

Këngëtarja 38-vjeçare ka tre fëmijë me bashkëshortin e saj Jay-Z – vajzën tetë vjeçare Blue Ivy dhe binjakët e saj tre vjeç, djalin Sir dhe vajzën Rumi, transmeton Indeksonline.

Në fund të filmit, Beyonce thotë se është, “ Dedikuar për djali tim, Sir Carter. Dhe për të gjithë bijtë dhe vajzat tona, dielli dhe hëna lindin për ju. Ju jeni çelësat e mbretërisë”.

Tre fëmijët bëjnë disa paraqitje në të gjithë filmin. Rumi shfaqet në videon “Broën Skin Girl” dhe Sir thjesht bën paraqitjen në dedikim, por Blu mund të shihet në të gjithë filmin.

Muajin e kaluar, Blue fitoi një tjetër çmim  dhe është vetëm në moshën tetë vjeçare/Indeksonline/

Mos i humb