20:23 / E Premte, 14 Korrik 2023 / Gj. Sh

Alcarez shkruan historinë, siguron finalen e Wimbledon

Carlos Alcarez ka arritur të kualifikohet në finalen e Grand Slemit më të madh të tenisit në botë, Wimbledon.

Tenisti spanjoll në gjysmëfinale mposhti rusin, Daniil Medvedev, me rezultat 3-0 në sete, 6-3, 6-3, dhe 6-3, shkruan IndeksOnline.

Në finale Alcarez do të përballet me serbin Novak Djokovic, i cili mposhti italianin, Jannik Sinner, me rezultat 3-0 në sete.

Kjo ëahtë finalja e parë e Wimbeldonit për 20-vjeçarin, derisa kërkon trefeun e dytë Grand Slem, pas atij të US Open, që e fitoi vitin e kaluar./IndeksOnline/