13:10 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Aleksandër Lumezi emërohet në krye të Komisionit të Jurisprudencës

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, është emëruar në krye të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës.

Vendimi për emërimin e Lumezit u mor sot nga Qeveria e Kosovës.

Lumezi do të jetë në krye të një komisioni në të cilin bëjnë pjesë edhe katër anëtarë të tjerë.

Procesi i emërimit të Lumezit në këtë pozitë ka qenë i bllokuar për shkak të dyshimeve të ngritura ndaj për falsifikim tëprovimit të Jurisprudencës.