12:05 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Alessandra Ambrosio merr rreze dielli në Meksikë, shfaq linjat perfekte (Foto)

Alessandra Ambrosio është duke i shijuar ditët me diell në Meksikë.

Bukuroshja braziliane, 36 vjeçare, u pa në plazhin e Kankunit këtë të dielë veshur me një palë bikini më të vogla së masat e saj.


Ish- engjëlli i “Victoria’s Secret” kishte lëshuar flokët e saj të gjata, teksa i ishin lagur nga uji, shkruan Indeksonline.
Të shtunën, Alessandra postoi një fotografi në Instagram ku shihej në një atmosferë festive me shoqet e saj në Tulum, Meksikë.


Si gjithmonë supermodelja shfaqet në formë të përkryer trupore. Shtati i saj i lartë dhe linjat e tonifikuara janë ato që gjithnjë e kanë vënë në vendet e para të listës së modeleve më të kërkuara./Indeksonline/