08:47 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / C E

Alex Morgan rezulton pozitiv me koronavirus

Morgani ka zbuluar se ajo dhe familja e saj kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin.

Sulmuesja amerikane e cila u rikthye në SHBA pas një periudhe të shkurtër me Tottenhamin, ka njoftuar për diagnozën në një postim në Twitter.

Nuk ishte e qartë nëse burri i Morganit, Servando Carrasco dhe vajza e mitur Charlie ishin të dytë gjithashtu të infektuar, ose nëse anëtarët e tjerë të familjes gjithashtu kapën virusin.

Morgani do të izolohet deri në një testim negativ.

Sulmuesja ishte ndër më meritoret në triumfin e SHBA-së në Kupën e Botës. /IndeksOnline/