15:48 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Alex Sandro shitet në verë, nuk nënshkruan kontratë të re me Juven

Alex Sandro me shumë gjasa do të largohet nga Juventusi në afatin veror.

Një nga lojtarët më të kërkuar në Europë, do të largohet nga Torino në fund të këtij sezoni,transmeton IndeksOnline.

Sipas “Calciomercato”, lojtari brazilian nuk ka arritur marrëveshje të re me kampionin e Serie A dhe afati i ardhshëm do të jetë opsioni i duhur për t’u larguar.

Për mbrojtësin anësor të interesuar janë klube të ndryshme europiane; Chelsea, Manchester United, Milan, PSG dhe Inter./IndeksOnline/