21:09 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Alexis Sanchez dëshiron të largohet që në janar

Nuk ka më shumë se një vit që është transferuar tek Manchester United por tani dëshiron të largohet.

Alexis Sanchez është duke kaluar pjesën më të errët të karrierës tek gjiganti anglez. Në 28 paraqitje tek “Djajët e Kuq”, kiliani ka shënuar vetëm katër gola, transmeton Indeksonline.

Duke e parë këtë, Sanchez dëshiron të largohet që në afatin e janarit. Ai i ka kërkuar agjentit të tij që të kontaktoj me ekipin francez PSG rreth një transferimi të mundshëm sipas The Times.

Kiliani nuk ka raporte të mira me bashkëlojtarët. Sipas raportimeve ai flet vetëm me De Gean, Juan Matan dhe Romelu Lukaku.

Po ashtu marrëdhënia jo e mirë me Jose Mourinhon do të ishte një arsye më shumë që të largohet./Indeksonline/