Zyrtare: Xhaka vishet “blu”, transferohet te Llapi
Agon Xhaka është transferimi më i ri i Llapit në afatin e verës.
Xhaka pas largimit nga Malisheva është bërë me skuadër të re, shkruan Indeksonline
29-vjeçari ka firmosur kontratë deri në vitin 2028 me skuadrën nga Podujeva.
Pas pesë sezoneve të suksesshme me FC Malishevën, ku zhvilloi 129 ndeshje zyrtare dhe ishte pjesë e skuadrës që siguroi tri kualifikime historike në garat evropiane, Xhaka nis një kapitull të ri të karrierës me fanellën bardhekaltër.
/Indeksonline/

