23:16 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Alfa Romeo Stelvio QV vs AMG GLC 63

Një garë interesante për ju këtë fundjavë! Bëhet fjalë për një betejë mes dy emrash, që kanë aq shumë shkronja. Alfa Romeo Stelvio Quadrifoglio kundër Mercedes-Benz GLC 63 AMG.

Ndoshta gara e vërtetë këtu është nëse ju do të arrini të shqiptoni komplet emrin para se SUV-ët në fjalë të arrijnë vijën e finishit.

Në letra, të dyja makinat janë pothuaj identike. Stelvio QV ka motorin twin-turbo V6 me 505 kuaj fuqi. Ndërsa GLC 63 motorin twin-turbo V8 me 503 kuaj fuqi. Të dyja kanë sistem drejtimi all-wheel, të dyja kanë të njëjtën peshë, dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, të dyja mbajnë rekorde në Nurburgring.

Alfa mbante rekordin, deri sa AMG mori titullin si SUV-i më i shpejtë me vetëm dy sekonda diferencë.

Prandaj siç mund ta kuptoni, kjo është një garë serioze mes këtyre dy modeleve.

Nuk e dimë gjatësinë e pistës, por dimë një gjë – i vetmi ndryshim mes dy SUV-ëve është fuqia rrotulluese e motorit. Motori më i madh i AMG 4.0 litërsh mban avantazhin e dukshëm.

Për më tepër detaje, shikoni videon më poshte: