22:38 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Ali Ahmeti: Po mos ta zgjidhnim problemin me Greqinë s’do ishim në NATO, edhe Kosova të bëj njësoj me Serbinë

Ali Ahmeti kryetar i BDI-së përmes një linje telefonike në Rubikon, ka thënë se Republika e Maqedonisë Veriore vitin që lamë pas kanë qenë tejet të rëndësishme për shqiptarët atje.

“Ky vit tani që jemi dhe ai që lamë pas do të shënohen si vitet më të rëndësishme. Vitin që lamë pas u bënë anëtar të NATO-s, u miratua ligji për përdorimin e Gjuhës Shqipe, si gjuhë e dytë zyrtare dhe tani çelja e negociatava për anëtarësim në BE.

Dhe ky moment është shumë i rëndësishëm që na detyron që të jemi të kujdesshëm për të kryer detyrat e shtëpisë dhe përderisa ne kemi investu deri tani me përkushtim atëherë të bëhemi të përgjegjshëm dhe t’i përmbushim standardet dhe shpresoj që po u punua mirë, brenda 5 viteve do të jemi anëtare”, ka thënë Ahmeti, transmeton Indeksonline.

Duke folur rreth situatës aktuale politike në Kosovë, kreu i BDI-së tha se dialogu me Serbinë duhet të vbazhdohet dhe të zgjidhet sa më parë.

“Kjo situatë i ngjanë pak a shumë zhvillimeve të ngjarjeve të Republikës së Maqedonisë Veriore të 5 viteve.

Edhe ne duam një Kosovë stabile, me insitucione të forta, të përparuara e kjo do të na gëzonte pa masë. Çdo sukses e përjetojmë edhe ne shpirtërisht. Mirëpo duhet të jemi realist sa i takon problemit me Serbinë, sidomos ky problem duhet të mbyllet. Dialogu të ketë një epilog.

Unë mendoj që ne s’kishim perspektivë të vendit tonë në NATO e as për të hapur negociata për anëtarësim në BE pa zgjidhjen e problemit me palën greke. Ky problem s’është aq i madh sa ai i Kosovës. Pasi që këtu problemi është më tepër emocional.

Pse e thëm këtë sepse e kam pa sa e vështirë është zgjidhja e problemit për negociatat me palën greke.

Tash kur e bëj krahasimin, sigurisht që situata s’është e lehtë, por duhet biseduar dhe duhet kërkuar për t’u arritur zgjidhje. Sepse Kosova në të kundërtën e hup perspektivën euroatlantike. Asnjëherë Amerika s’ka imponu zgjidhje.

Mund ta them me përgjegjësi të plotë se Amerika nuk imponon zgjidhje, ajo të thotë, ideja është kjo dhe ju vlerësojeni dhe vendosni se cilën doni ta përqafoni. Kështu që në Kosovë mendoj që problemi është shumë më i thellë dhe sigurisht pas demarkacionit me Malin e Zi e pret edhe kufiri me Serbinë. Por ky s’është aq i lehtë sa ishte me palën malaze”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline