19:27 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Ali Ahmeti uron Presidentin Biden dhe popullin Amerikan

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Presidentin e 46-të të SHBA, Joe Biden, i cili sapo është betuar në detyrën e tij të re.

Ja postimi i plotë:

Kam kënaqësinë e veçantë t’i përcjell urimet më të sinqerta presidentit

të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Joe Biden me rastin e

inaugurimit të sotëm në Uashington.

Presidentit Biden fillimisht i uroj shëndet dhe shumë sukses në detyrë.

Jam besimplotë se SHBA-të nën udhëheqjen e z. Biden do të mbeten partner

strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shqiptarëve dhe

Ballkanit në përgjithësi gjatë procesit tonë tashmë të pakthyeshëm drejt

integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, por edhe në thellimin e

miqësisë tradicionale me Amerikën.