13:52 / E Martë, 22 Mars 2022 / LB

Alibeaj: Të gjithë demokratët duhet të bëhemi bashkë

Në një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar i PD, u shprehur se bashkimi te vlerat është çelësi i PD.

Për çështjet e pyetura nga gazetarët si bashkimi me Grupin e Rithemelimit, ai tha se do të ketë kohë për të biseduar për të gjithë procedurat, duke theksuar se i rëndësishëm është bon sensi.

“Besoj që bashkimi tek vlerat është çelësi i atyre që vuajnë sot si para 30 viteve peshën e madhe të diktaturës. S’ka zgjidhje tjetër, bashkimi tek këto vlera, bashkimi ndaj asaj që është e keqja e madhe, regjimi që është instaluar dhe që ndihet çdo ditë në jetën e çdo familje shqiptare. Besoj që kjo është thirrja që buron nga shpirti dhe nga zemra jo vetëm e çdo demokrati, e çdo shqiptari. Kësaj do duhet të gjithë së bashku t’i shërbejmë.
Bashkimi është ndër demokratët. Bëhet fjalë për ata demokratë të sakrificës, së vuajtjes, që ndjejnë sot edhe peshën e madhe të këtyre përplasjeve në mesin tonë.
Sot është një ditë feste. Do të kemi kohë për të biseduar për të gjithë procedurat. E rëndësishme është bon sensi. Buron nga ato vlera që thashë. Të bëhemi bashkë pikërisht për të mirën.
Deklarata e djeshme ishte e diskutuar dhe do të vazhdojë të diskutohet. Ajo deklaratë që e lexova, besomëni për këtë se nuk kam për askënd të them diçka që nuk u përket atyre. Është e diskutuar prej kohës, do të diskutohet përsëri. Ajo deklaratë që lexova dhe e lexova me emfazë, ishte ajo që përfshin të gjitha sensibilitet. Unë besoj se përfshin të gjitha, dëshirat kërkesat, sipas procedurave statutore”, tha Alibeaj.