21:30 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Alisson kryen testet mjekësore, niset drejt Romës (Foto)

Portieri i Romës, Alisson Becker ka kryer testet mjekësore te Liverpooli.

Ylli brazilian pritet që gjatë ditës së nesërme të zyrtarizohet si futbollist i skuadrës angleze, shkruan IndeksOnline.

Ai sot ishte në kampin e “The Reds” ku kreu testet mjekësore dhe nënshkroi kontratën.

Por, Sky Sport ka fotografuar portierin brazilian në aeroportin e Liverpoolit. Sigurisht se Alisson do të rikthehet te Roma për t’i marr edhe valixhet.

Kujtojmë që Alisson do t’i bashkohet Liverpoolit për shifër rekorde, deri në 75 milionë euro./IndeksOnline/