Aliu deklarohet për daljen në votime, ja kujt po i hapet rruga sipas tij!
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka deklaruar se dalja në zgjedhjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e kësaj partie, është më e madhja ndonjëherë.
“Nga vizitat që jam duke bërë gjithandej nëpër vendvotime dhe nga informatat që po më vijnë nga qendrat e LVV, nga shifrat e daljeve në votime deri më tani është tejkaluar cilido votim i brendshëm në lëvizje”, ka thënë Aliu, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu ai ka shtuar se reformës së shumë kërkuar organizative po i hapet rruga./Indeksonline/