17:32 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aliu: Më në fund e kam të qartë daljen e një grupi nga VV-ja ,porsa u rrit temperatura u doli boja krejt

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka deklaruar se më në fund e ka të qartë se përse u larguan një grup nga VV-ja.

Aliu ka thëne tutje se të larguarit e VV-së, tashmë pjesë e PSD-së, i ‘lodhën’ me arsyetime koti, që sipas tij të gjithë e dinin se nuk qëndronin ashtu.

I gjithë ky reagim i Aliut erdhi pas propozimit të partisë së Shpend Ahmeti, PSD, që partitë opozitare të jenë pjesë e ekipit negociator në dialogun Kosovë-Serbi.

Kundër këtij propozimi të PSD-së, doli edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Ai madje shtoi se para se të diskutohet për dialogun është koha për zgjedhje të reja e që PSD duhet të mas veten di parti me votë, sepse mandatet e tyre i fituan sa ishin pjese e VV-së.

Postimi i plotë i Aliut:

Dhe më në fund e kam çdo gjë të qartë për grupin që doli nga VV. Na patën lodhë me lloj-lloj arsyetimesh koti. E që të gjithë e dinim që nuk qëndrojnë. Porsa u rrit temperatura u doli boja krejt.