12:45 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vetëvendosje për shkatërrimin e pyjeve: Besonim se do përmirësoheshin me Haradinajn kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje sot sërish ka dal me një konferencë për media. Kësaj radhe konferenca për media kishte të bënte me gjendjen e pyjeve në Kosovë.

Anëtari i VV-së Liburn Aliu teksa ka folur për gjendjen e rëndë të pyjeve në Kosovë tha se kishte shpresuar se kjo gjendje do të përmirësohet pasi që të vijë në krye të Qeverisë Ramush Haradinaj.

“Duke e ditur se ai ka lidhje me malet po e them këtë”.

Aliu tha se më e mira do të ishte largimi i tyre nga Qeveria. Ndërsa shfaqi brengën për rrezikimin e jetës së rojeve të pyllit duke e përmendur një rast kur një roje e pyllit ishte lënduar.

Aliu ka thënë se sistemi i menaxhimit të pyjeve është i mbushur me burokraci. Ai tha se për prerjen e pyjeve ka lëndë në gjykatë, por ato janë për prerës të vegjël.

Temat: