Aliu mikpret PDK-në në Ferizaj: Bashkë drejt fitores më 9 shkurt

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, sot mirëpriti PDK-në, ku u takua me shumë përkrahës të kësaj partie në Grykë të Neredimes.
Tubimet u bënë në fshatrat: Balaj, Manastirc, Neredime e Jezerc, me banorët që aprovuan se Kosova mundet më mirë.
Aliu i falënderoi të gjithë të pranishmit, duke thënë se presin të marshojnë së bashku drejt fiores së 9 shkurtit.
“Gryka e Neredimes, lavdia dhe krenaria e luftës sonë çlirimtare, gryka e fitoreve, vatra e rezistencës kombëtare, me tubimin madhështor me banorët e fshatrave Balaj, Manastirc, Neredime dhe Jezerc, vulosën bindshëm fitoren e vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës, me Bedri Hamzën Kryeministër dhe kandidatët tonë për deputetë.
Faleminderit, bashkë drejt fitores më 9 shkurt”, shkroi ai.