19:41 / E Hënë, 15 Mars 2021 / AR

Aliu për babain e Labit: Bëri që kënga dhe vallja shqipe të jehojë në çdo vend ku ka shqiptar

Kryetari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu, përmes një postimi në facebook, ka vendosur që t’i shpreh falendërimet për çdo kontribut që ka bërë , Ismajl Tahiri.

Veliu shkroi se Tahiri është një zë që ka lenë gjurmë të thella falë zërit të tij të talentuar, shkruan Indeksonline.

Më poshtë keni postimin e plotë.

Plejada e artistëve ferizajas, nuk mund të mendohet ndryshe, pa një emër që la gjurmë të thella në mbamendjen e Ferizajt, pa zërin karakteristik ndër më të rrallët ndër ne, pa njeriun që i këndoi publikut edhe në vitet kur të flisje e mendoje shqip, rrezikoheshe me kokë e familje.

Ishte baca Islam Tahiri, ndër të parët këngëtar ferizajas, që bashkë me “Kastriotët” bëri që kënga dhe vallja shqipe të jehojnë, anekënd trevave ku flitej shqip.

Sot, kur mbi supet e tij ka vitet e krenarisë dhe punës së palodhshme për artin e kulturën ferizajase, Ferizaj i heq kapelën përkushtimit të tij dhe padyshim e çmon si një xhevahir të rrallë mes nesh./Indeksonline/