21:14 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Aliu: Ramushi ose t’ia zvogëlojë pagën vetes dhe kabinetit, ose t’ua rrisë pagat mjekëve e mësuesve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka reaguar lidhur me grevën që po bëhet në dy prej sektorëve kryesorë në vend, atë të shëndetësisë dhe arsimit.

Aliu ka propozuar një zgjidhje që sipas tij është adekuate.

Deputeti Aliu tha se kryeministri Ramush Hardinaj ose duhet t’i zvogëlojë pagën vetes dhe kabinetit ose duhet t’ua rrisë pagat mjekëve të tjerëve, shkruan Indeksonline.

Duhet përkujtuar se nxënësit nuk do të nisin mësimin nesër siç parashihej në përfundim të pushimit dimëror, por do ta vazhdojnë pushimin si pasojë e grevave të paralajmërua nga SBAShK-u.

Postimi i plotë:

Ramushi ose duhet t’ia zvogelojë pagën vetes, kabinetit dhe qeverisë së tij, ose duhet t’ua rrisë pagat edhe mjekëve, mësuesve e të tjerëve.