18:38 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Alketa me fjalë emocionuese për emigrantin shqiptar që shet gështenja rrugëve të Italisë

Këngëtarja dhe prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu ka udhëtuar drejt Italisë, nga i cili vend edhe po poston fotografi të ndryshme në rrjetin e saj social Instagram. E përmes një imazhi ajo na rrëfen edhe takimin e saj me një emigrant shqiptar, shkruan Indeksonline.

Në këtë fotografi shihet emigranti shqiptar duke bërë shqiponjën, ndërsa këngëtarja ka shkruar:

“Për të gjithë shqiptarët emigrantë, që punojnë çdo ditë me dinjitet për të çuar bukën në shtëpi, për këtë djalë të veçantë që prej 20 vitesh shet gështenjat por shet edhe dhe gëzimin e tij me portret gjithmonë të qeshur, një përqafim për të gjithë me urimet më të mira për një dhjetor të bukur festash dhe dashurie!”