16:51 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Alkool dhe cigare, Nainggolan i dehur dhe në gjendje skandaloze natën e Vitit të Ri

Këtë mëngjes të gjithë mund të jemi zgjuar të lodhur nga festimet e natës së ndërrimit të viteve. Por, festimet e mesfushorit të Romës, Radja Naingolan bënë bujë në të gjitha mediat.

Belgu e postoi vetë në Instagram, nëpërmjet një video, mënyrën se si po festonte. Ai dukej i dehur, teksa konsumonte birra dhe gjithashtu, edhe cigare. Ideja për të postuar  një video të tillë duket se ka qenë e nxituar nga Nainggolan, dhe në mëngjes ishte fshirë nga Instagrami, por sidoqoftë, ishte shumë vonë dhe video kishte bërë bujë kudo.