09:25 / E Shtunë, 07 Tetor 2023 / Gj. Sh

Allegri konfirmon dy mungesa për derbin ndaj Torinos

Trajneri i Juvenusit, Massimiliano Allegri konfirmon mungesën e Chiesa dhe Vlahovic në derbin me Torinon.

Në konferencën për shtyp në vigjilje të sfidës kundër Torinos, tekniku i “bardhezinjve” analizoi gjendjen e skuadrës si dhe dha një koment për rëndësinë e sfidës që do të zhvillohet këtë të shtunë.

“Chiesa dhe Vlahovic nuk do të jenë, megjithatë na duhet qetësi sepse skuadra është në një gjendje të mire. Kean është në formë të mirë dhe do të luajë titullar. Me Torinon është një sfidë e rëndësishme. Ndeshjet me ta kanë qenë gjithmonë të vështira, megjithatë jemi entuziastë dhe do ta luajmë këtë derbi me dëshirë”-tha ai.

Tekniku livornez iu rikthye edhe njëherë barazimit me Atalantën, duke i cilësuar bergamaskët si një skuadër shumë e forte.

“Futemi gjithmonë për fitore. As në Bergamo nuk na kënaqi barazimi, megjithëse luajtëm kundër një skuadre të fortë si Atalanta. Ata luajnë shumë fortë, këtë e treguan edhe në Europa League. Megjithatë duhet të ishim treguar më agresivë dhe të merrnim tri pikët”-deklaroi Allegri

Mos i humb