10:54 / E Diele, 28 Prill 2024 / Gj. Sh

Allegri: Kualifikimi në Champions League objektivi ynë

Juventus do të përballet takohen AC Milanin, teksa të dy luftojnë për vendin e dytë.

Para ndeshjes, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri tha se gjithmonë kjo ndeshje është një lojë e mirë.

 “Nesër është Juventus-Milan, një lojë e mirë për të luajtur. Milani është një ekip i fortë me lojtarë të vlefshëm. Fitorja në gjysmëfinale na ka lejuar të arrijmë pjesërisht një nga objektivat tona.

Tani kemi tre ndeshje para finales ku duhet të marrim sa më shumë pikë të mundshme për t’u kualifikuar në Champions League”, tha ai. /IndeksOnline/