23:26 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Allegri: Në pjesën e dytë u argëtova

Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri, ka folur për “Radio Rai 1” pas barazimit 1-1 të marrë në “San Siro” kundër Inter-it.

“Jemi përmirësuar në pjesën e dytë, sepse kemi luajtur më mirë në aspektin teknik. Në të parën kemi humbur shumë topa, kemi gabuar 4-5 nisje të rrezikshme dhe kemi qenë në vështirësi”, ka thënë trajneri i bardhezinjve”.

“Inter është skuadra që ka shënuar më shumë gola pas nesh në goditjet standarde dhe ne kemi kërkuar t’i përmbajmë, më pas në pjesën e dytë kemi bërë një ndeshje të mirë dhe jam argëtuar. Emre Can në vështirësi? Pas 20 minutash e ndryshova mbrojtjen dhe e ktheva me 4. Ai ka shumë karakteristika që mund të na shërbejnë”.

“Shënon vetëm Ronaldo? Është e vështirë të shënojnë të tjerët kur luan ai, këtë vit kemi shënuar shumë gola me kokë, Ronaldo është i vrasës, një sulmues ndryshe nga të tjerët. Duhet të punojmë, por ai ka nevojë për lojtarë me karakteristika të caktuara rreth vetes”, ka përfunduar Allegri.