13:11 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Allegri: «Skudeto? Roma është më favorite se të tjerat »

Allegri: Roma është më favorite se skuadrat tjera për skudeto

Massimilano Allegri ka frikë nga Roma dhe nuk e fsheh atë.

Ai ka lavdëruar cilësitë e lojtarëve të Romës dhe punën e Di Francescos.

“Frikë nga Roma” ? Është një çështje që ka të bëj me vlerën e kipit. Ata kanë lojtarë që luajn më kombëtare të ndryshme dhe sipas mendimit tim Roma është më e favorizuar për skudeto se ekipet tjera. Di Francesco është duke balancuar një mjedis mjaft të vështirë si ai në Romë. Roma ka pranuar vetëm 10 gola deri më tani dhe kjo thotë mjaft shumë.

Allegri poashtu jep disa të dhëna për sa i përket trajnimit.

“Vuajtjet janë Buffon dhe De Sciglio. Për Mandzukiq dhe Cuadrado do t’i vlerësojmë sot se a janë në gjendje të luajn apo jo. Ata kanë punuar me pjesën tjetër të grupit kështu që besoj se mund të jenë në dispozicion. Të gjithë të tjerët përveç Howedes janë mirë.” ka deklaruar Allegri. /IndeksOnline/