09:05 / E Premte, 15 Maj 2020 / indeksADMonline

Almeda nga Turqia: Gjithë kohës në shtëpi, ndalohet lëvizja në fundjavë

Shqiptarët nëpër botë tregojnë se si shtetet ku jetojnë kanë marrë masat ndaj koronavirusit. Almeda Abazi e cila tashmë jeton në Turqi me bashkëshortin e saj Tolga dhe vogëlushin Efehan ka treguar për situatën në vendin që drejton Erdogan. Ajo thotë se tani lëvizin të lirë, por në fundjavë qarkullimi vijon të jetë i mbyllur. Këtë periudhë siç tregoi ajo e shfrytëzoi për tu kujdesur për djalin që sapo ka mbushur 1 vjeç dhe se tani në Turqi situata ëshë pozitive për shkak të numrit të ulët të rasteve.

Me tej, modelja dhe aktorja tha se shteti turk ndihmon duke shpërndarë maska dhe dezinfektues në çdo shtëpi, si dhe rrogë për ata që ishin në punë por u detyruan të shkëputeshin dhe të qëndronin në shtëpi për shkak të situatës.

Almeda nga Turqia: Gjithë kohës në shtëpi. Ndalohet

Ku e kalove karantinën?

Në shtëpi, kemi dhe djalin e vogël, sapo mbushi 1 vjec, po e ndjekim në çdo hap të rritjes. Gjithë kohës jemi në shtëpi. Në Turqi erdhi korona me vonesë, pamë pak eksperiencën e botës dhe masat u morën më para. Në momentin e parë që morëm vesh se situata po bëhej serioze, këtu u mbyllën shkollat, të gjitha restorantet, çdo gjë publike dhe u ndalua qarkullimi për moshën mbi 60 dhe nën 20 vjeç.  Çdo gjë tani është në kontroll. Ka raste të reja, por pritej më shumë prandaj jemi të lumtur.

Keni liri? Lëvizni tani?

Është kthyer në normalitet lëvizja, vazhdon ndalimi i qarkullimit në fundjavë, duhen zbatuar vendosja e maskave dhe distanca, shteti po kujdeset shumë për popullin me ndihma, çdo javë shpërndan maska dezinfektues dhe doreza për çdo familje na trokasin në derë. Dhe paguan dhe rrogat për çdo punonjës pa punë dhe detyrohen të rrijnë në shtëpi.

I keni ndjekur lajmet nga Shqipëria?

Po, kam familjen, gjysmën e familjes e kam në Shqipëri. Flas çdo çast me to.

Almeda Abazi për Opinion.