14:12 / E Diele, 12 Korrik 2020

“Alo, më morën peng vëllain”, Policia “çuditet” kur shkon në vendngjarje

Konsumi i tepërt i pijeve alkoolike ka çuar në një sherr masiv mes disa të rinjve në një lokal në Gramsh.

Një 30-vjeçar është prangosur, një 31-vjeçar u shpallur në kërkim ndërsa katër të tjerë janë proceduar penalisht.

Fillimisht pati një telefonate në polici nga një person i cili pretendonte se vëllai i tij ishte marrë forcërisht në makinë nga disa shtetas. Mirëpo nga hetimet dhe veprimet në terren rezultoi se ky pretendim nuk qëndronte dhe gjithcka ishte nje sherr mes te dehurve.

Përkundrazi pas mbërritjes së policisë në vendngjarje rezultoi se shtetasit A. B. e F. B. kishin konsumuar pije alkoolike në një lokal, bashkë me shtetasit E. B., S. K., A. M. dhe O. D.

Gjatë konsumimit të pijeve alkoolike, në lokalin e shtetasit O. D. ( i cili u gjobit), këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me mjete rrethanore, duke i shkaktuar njëri-tjetrit dëmtime të lehta fizike.

33-vjeçari, shtetasi F. B., i cili u kallëzua nga i vëllai se ishte marrë forcërisht nga dy persona, kishte shkuar në banesë dhe nuk qëndronte pretendimi i vëllait të tij.

Per kete ngjarje policia arrestoi ne flagrancë 30 vjecarin me iniciale E. B., për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shtetasi S. K., 31 vjeç, banues në Gramsh u shpall ne kerkim ndersa u proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësise publike”, edhe shtetasit A. M., 27 vjeç, F. B, 33 vjeç, A. B., 34 vjeç dhe O. D., 30 vjeç.Aneta

Mos i humb