22:14 / E Premte, 13 Maj 2022 / MSH

Alonso gati për hapin e madh, merr ofertë për drejtimin e ekipit belg

Xabi Alonso mund të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij si trajner.

Spanjolli është trajneri i Real Sociedad B, që garon në LaLiga II dhe është duke luftuar për të qëndruar në këtë kategori.

Gjithsesi, tani në Spanjë mediat raportojnë se ish-mesfushori i Real Madrid, Liverpool e Bayern Munich është kontaktuar nga Club Brugge.

Alfred Schreuder u kthye tek Ajax për të zëvendësuar Erik ten Hag sezonin e ardhshëm dhe belgët tani po mendojnë për Xabi Alonson në stol.