23:48 / E Premte, 23 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Alonso komenton festën e ‘çmendur’ të Granit Xhakës

Granit Xhaka ishte figura kryesore e mbrëmjes, në fitoren 2-1 të Leverkusenit kundër Mainzit.

Futbollisti kosovar shënoi një supergol qysh në minutën e tretë të ndeshjes, por vëmendjen e mori festimi i tij, shkruan IndeksOnline.

Xhaka pasi shënoi gol, bëri sikur ka probleme me muskujt, duke ngjallur frikë te trajneri Xavi Alonso dhe stafi mjekësor i Bayer Leverkusenit.

Disa sekonda më vonë ata e kuptuan se ishte një shaka nga Xhaka.

Pas ndeshjes, trajneri Xavi Alonso komentoi festimin e mesfushorit kosovar.

“E dija që Graniti kishte brohoritur kështu edhe më parë. Herën e parë që brohorisi ashtu në stërvitje isha nervoz. Sot nuk ishte më një moment paniku për mua.”, tha Alonso në konferencë për media./IndeksOnline/